Migrimi Neto është tregues që i referohet numrit total të personave që hyjnë në territorin e një shteti pakësuar me numrin total të personave që largohen nga territori i shtetit, shtetas dhe joshtetas.

Open Data Albania ka hulumtuar mbi dinamikën e migrimit neto në pesëvjeçarët nga viti 1976 deri në vitin 2010. Metodologjia dhe të dhënat për Migrimin Neto në rastin e Shqipërisë i referohen Bankës Botërore.

Rezultatet e Migracionit Neto në Shqipëri jepen në pesëvjeçar dhe shënohen si më poshtë:


Burimi: Banka Boterore
Komente dhe analiza: ODA

Siç vihet re nga të dhënat,Shqipëria është karakterizuar nga Migracioni Neto edhe në vitin e Regjimit Komunist, vite ku ishte  ndaluar kalimi i shtetasve në të dy kahët e kufirit pa procedura të posaçme. Në pesëvjeçarët 76-80 dhe 81-85 karakterizohemi nga largime të personave jashtë territorit, përkatësisht me vlerë negative 5549 dhe 4772. Këto rezultate përkojnë me arratisjen ose largime të personave me më shumë se një shtetësi(riatdhesime).

Theksojmë se arratisja jashtë shtetit në këte vit konsiderohej vepër penale dhe ndëshkohej me dënime të rënda. Jo shumë e qart paraqitet situata e Migrimit Neto në vitin 1986-1990. Sipas të dhënave ky është një pesëvjeçar i vetëm ku vlera nuk shënohet negative, pra nuk kemi flukse dalëse të theksuara.

Pas vitit 1990 kemi të theksuar Migrimin Neto në vlera negative, çka dëshmon intesitetin e emigrimit dhe largimit nga vendi. Ky fluks shënon nivele të larta në pesëvjeçarët 2001-2005 dhe 2006-2010. Gjithashtu këto dy pesëvjeçarë karakterizohen nga lëvizje më dinamike të shtetasve shqiptar apo të huaj.

Për të treguar se si paraqitet Shqipëria për këtë tregues në raport me vendet tjera të Rajonit në vitet 2006-2010, hedhim një vështrim në të dhënat e tabelës së mëposhtme:

Migrimi Neto në Shqipëri dhe në vendet e rajonit


Burimi: Banka Boterore
Komente dhe analiza: ODA

Nga të dhënat e mësipërme vendet me rezulat pozitiv të diferencës së hyrjeve dhe daljeve të popullatës janë Greqia dhe Maqedonia. Në këto vende kemi me shumë flukse hyrëse individësh sesa emigrime dhe largime jashtë territorit të shtetit. Me një diferencë negative midis vendeve të rajonit Shqipëria paraqet rezultatin më të theksuar, që nënkupton se ka shumë dinamikë në lëvizjen jashtë territorit në krahasim me Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.

Kontribuoi: Eni Didi